<style>.woocommerce-product-gallery{ opacity: 1 !important; }</style>


Duaje Natyrën është një aplikacion  i cili thjeshtëzon procesin e përzgjedhjes së produkteve ushqimore për konsumatorët. Ky aplikacion konsiston në informimin e konsumatoreve rreth produkteve ushqimore që ata konsumojne. Ai e realizon këtë nëpërmjet ofrimit të informacionit të marrë nëpërmjet analizimit paraprak laboratorik të përbërësve ushqimor që përmban një produkt i caktuar. Me anë të një aparati celular, përdoruesi do të skanojë barkodin e vendosur ne ambalazhin e produktit dhe më pas aplikacioni do t’i shfaqë një vlerësim të vlerave ushqyese dhe përbërësve të tjerë sipas një shkalle të caktuar e paraqitur nga ngjyra e kuqe tek e gjelbra. Ngjyra e kuqe dëshmon përmbajtjen e përbërësve jo të shëndetshëm si aditivë, yndyrna, sheqerna etj. Sa më e lartë përqindja e përbërësve “jeshile”, aq më i shëndetshëm do të jetë produkti. Në rast se produkti konsiderohet të jetë jo i shëndetshëm, aplikacioni do të sugjerojë produkte ekuivalente të shëndetshëm.

Duaje Natyrën është vlerësuar me çmimin "MIRËNJOHJE" nga ICT Awards -VI-

Duaje Natyrën është vlerësuar me çmimin "MIRËNJOHJE" nga ICT Awards -VI- për merita të dalluara dhe kontribut të jashtëzakonshëm në përdorimin e teknologjisë në funksion të shëndetit njerëzor. Krijimin e "këshilluesit personal" që informon konsumatorin në lidhje me cilësinë e produkteve ushqimore të cilat ata konsumojnë, përmes ofrimit të informacionit të marrë nga analizime paraprake laboratorike të përbërësve ushqimor.